Cambridge - Michigan Tests (CaMLA)

Universiteti i Michigan

Universiteti i Michigan renditet ndër universitetet më të mira publike në Shtetet e Bashkuara.
Ky Universitet është i pajisur me programet studimore, bibliotekat, laboratorët dhe ambjentet kërkimore më të mira/më të rankuara si edhe me një fakultet të mirënjohur ndërkombëtar.

Shifrat/numrat e veprimtarive të Universitetit janë shumë mbrëlënëse: 28 shkolla dhe kolegje në Shtetin e Michigan, 571 godina kryesore, më tepër se 6,000 anëtarë fakulteti të rregullt dhe rreth 58.000 studentë.

Instituti i gjuhës Angleze

Instituti i gjuhës Angleze (IGJA) është një lider botëror në testimin e gjuhës Angleze, prodhimin e testeve në standarte të sakta në sajë të kërkimeve dhe ekspertizës në testim dhe në infrastrukturën teknologjike të avancuar.

Themeluar në 1941, IGJA ishte njësia  e parë e kërkimit dh trainimit për gjuhën Angleze e llojit të saj në Shtetet e Bashkuara. Sot, IGJA vazhdon të njihet në mbarë botën si qëndër kryesore e mësimdhënies, të mësuarit, vlerësimit, kërkimit mbi gjuhësinë e aplikuar dhe edukimit/arsimit të mësuesve.

Cambridge Michigan Language Assessments

(vizitoni website-in zyrtar: www.cambridgemichigan.org)

Në 2010, Universiteti i Michigan dhe Universiteti i Cambridge ranë dakord të bashkëpunonin në fushën e testimeve dhe krijuan një njësi të re jo-fitimprurëse të quajtur Cambridge Michigan Language Assessments (CaMLA).

CaMLA synon të ofrojë një gamë të kuptueshme dhe të variueshme të produkteve  dhe shërbimeve me cilësinë më të lartë për ndihmuar institucionet arsimore, qeveritare dhe isntitucionet e fushës private në mënyrë që të plotësojnë nevojat e tyre në vlerësimin e gjuhës.

Provimet e Universitetit të Michigan

The University of Michigan Examinations

  1. Michigan English Test (MET)
    Michigan English Test (MET) është një test për ata të testuar të cilët duan të vlerësojnë saktësinë e tyrë në Gjuhën Angleze në kontekstin shoqëror, arsimor dhe atë të punës. MET përfshin pjesën e dëgjimit, gramatikës dhe pjesën e leximit dhe ofron një raport pikësh për aftësitë e kandidatëve nga niveli A2-C1.
  2. The Michigan English Language Assessment Battery (MELAB - B1-C1)
    Ky provim vlereson aftesite e nje niveli  te avancuar ne gjuhen Angleze. Eshte nje provim i njohur nga shume institucione arsimore ne Shtetet e Bashkuara, Mbreterine e Bashkuar, Kanada dhe shume vende te tjera.
  3. Certificate of Competency in English (ECCE)
    Provimi për Çertifikatën e Aftësisë në Anglisht (ECCE) është një provim i standartizuar i Anglishtes si Gjuhë e Huaj (EFL) dhe kryesisht teston njohuritë e Anglishtes së kandidatit në nivelin B2. Testi vlerëson aftësinë gjuhësore në të folur, dëgjim, dhe në të kuptuarit dhe prodhimin e Anglishtes së shkruar.
  4. Certificate of Proficiency in English (ECPE)
    Provimi për Çertifikatën e Saktësisë në Anglisht (ECPE) është një test i standartizuar i Anglishtes si Gjuhë e Huaj (EFL) që kryesisht çertifikon njohuritë e Anglishtes së kandidatit në një nivel C2. Testi vlerëson elementët gjuhësorë, bashkëbisedues, socio-gjuhësorë dhe pragmatikë të Gjuhës Angleze.
  5. The Young Learners Tests of English (YLTE)
    Testi i Anglishtes për të Vegjëlit i CaMLA-s (YLTE), janë një mënyrë argëtuese dhe motivuese për të testuar Anglishten e nxënësve të vegjël në klasat fillore dhe mesatare. Testet mbulojnë të katër aftësitë e gjuhës dhe janë hartuar nga CaMLA në bashkëpunim me Cambridge ESOL.
    Testet sigurojnë një vlerësim të qartë dhe transparent nga Bronze (fillestar), Silver  deri në Gold (para mesatar). Testet janë ndërkombëtare, por me theksim në Anglishten Amerikane. Me rëndësi kryesore është që eksperienca e të testuarit duhet të ketë një ndikim pozitiv tek fëmijët dhe në në mësimin e mëtejshëm të gjuhës.