Tekstet (librat) 11

Teori, teste dhe materjale origjinale për të huajt. A1-B2

Via della Grammatica është një gramatikë moderne e gjuhës italiane e plotsuar, e ndarë në 40 njësi , secila prej tyre duke trajtuar një ose më shumë dukuri gramatikore të ndjekura nga aktivitete stimuluese dhe motivuese po ashtu edhe teste përsëritëse çdo pesë njësi mësimore. Strukturat morfosintaksore prezantohen nëpërmjet tabelave të qarta dhe të shkurtra të cilat u referohen përdorimit të zakonshëm dhe praktik të rregullave gramatikore.

Fjalori prezantohet gradualisht dhe reflekton përdorimin aktual të gjuhës italiane ; grupet e reja semantike prezantohen të bashkuara me imazhin e tyre pamor.

Tekstet origjinale rreth aspekteve të ndryshme kulturore dhe artistike të prezantuara në këtë libër, i japin studentëve mundësinë që të pasurojnë si edhe të thellojnë njohuritë e tyre rreth shoqërisë historisë dhe kulturës italiane.

Përgjigjet në fund të librit e bëjnë atë gjithashtu të  përshtatshëm për proçesin e të nxënit autodidakt. Libri përmban një kod personal i cili  krijon lidhje në versionin dixhital të ushtrimeve ( 348  në total ) si edhe mjete studimi krijuese në platformën i-d-e-e .