Kompania

Sidi Education zhvillon aktivitetin e saj në këto drejtime:

1. Distribucion të teksteve të gjuhëve të huaja

Sidi Education ka filluar aktivitetin në fushën e arsimit, në profilin e gjuhëve të huaja në vitin 1998. Ne jemi distributorë lokalë për Shqipërinë dhe Kosovën të botuesve të mirënjohur në botë si; Express Publishing, Macmillan, Cle-International, Edilingua, Langenscheidt, Eli Edizioni, Hachette etj. Kompania, për herë të parë ka miratuar në Shqipëri, tekste të gjuhëve të huaja nga botues të huaj nga Ministria e Arsimit dhe Sportit për shkollat shtetërore (KL 3-12) duke sjellë tekste bashkëkohore shumica në format dixhital. Ne nuk ofrojmë vetëm libra por edhe një partneritet të qëndrueshëm me mësuesit dhe shkollat i cili konsiston në trajnime të shpeshta të mësuesve, paisje falas me materialet e mësuesit, bazë materiale falas për shkollat.

2. Provimet ndërkombëtare

Sidi Education ka gjithashtu si objekt të punës organizimin e provimeve ‘Michigan Tests’, të ofruara nga CaMLA – Cambridge Michigan Language Assessment. Provimet e CaMLA janë të njohura nga MAS për të gjithë ata që janë duke ndjekur studimet Master dhe PHD, ku gjuha angleze është një kriter. CaMLA ofron edhe testime për të gjithe të interesuarit për studime në universitete të huaja si dhe pë rata që kanë nevojë për një certifikatë të njohjes së gjuhës angleze.

3. Kurse të gjuhëve të huaja

Sidi Education operon si rrjeti më i madh i qendrave të gjuhëve të huaja në shumë qytete të Shqipërisë. Qëndra e gjuhëve të huaja ofron kurse të përgjithshme në gjuhën angleze, italiane, gjermane dhe frënge.

Elementët si infrastruktura moderne, metodat interaktive të mësimdhënies, teknologjia dixhitale e implentuar, zbatimi i saktë i programeve, mësimdhënës të kualifikuar dhe me përvojë bëjnë që rrjeti i qëndrave Sidi Education të ofrojë një standart shumë të lartë në mësimin e gjuhëve të huaja. 

4. Trajnime me kredite

Si pjesë e Sidi Group – Education është edhe ICTE – International Center for Training and Examination e cila ofron trajnime me kredite, miratuar nga MAS duke ofruar strandartet më të larta për kualifikimin e mësuesve me lektorë të huaj dhe vëndas.