MET - Michigan English Test 7 Tetor 2015

Data: 
E martë, 29 September, 2015

Testi i radhës MET – Michigan English Test në datën 7 Tetor 2015 do të zhvillohet në qytetet e mëposhtme:

  • TIRANE
  • DURRES
  • ELBASAN
  • SHKODER
  • KORÇE
  • VLORE

Michigan English Test është një test për ata që duan të vlerësojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre të përgjithshme të gjuhës Angleze në kontekstin shoqëror, kontekstin e punës apo të arsimit. Pjesët dëgjimore dhe pjesët e leximit pasqyrojnë ndërveprime të përditshme gjuhësore në Anglishten Amerikane. Testi zhvillohet me laps dhe letër dhe përmban 135 pyetje me alternativa.

Testi MET përfshin:

i. Dëgjimi - 60 pyetje (45 minuta),

ii. Gramatika dhe Leximi - 75 pyetje (90 minuta);

iii. E folura (opsionale)

MET ofron një raport pikësh për nivelet: A2-C1.

Çmimi : 90 EURO

E RE: Testi MET ofron një çertifikatë opsionale. Çertifikata ofron në një format të qartë dhe lehtësisht të shpjegueshëm arritjet e kandidatit në gjuhën Angleze. 

Për regjistrime ose për pyetje na kontaktoni: 

email: info@michigantests.al

tel.: +35542203333