SKILLS, GRAMMAR AND VOCABULARY

Një linjë librash për studentët që janë duke u pregatitur për provimet e gjuës angleze.

Ky set librash pune është një ndihmë e paçmueshme i dizenjuar që të ndihmojë studentët të pregatiten për provimet e tyre në gjuhën angleze. Çdo libër ka një varietet aktivitetesh të ndryshme që të ndihmojë të ndërtojë, përmirësojë si edhe të përsërisë fjalorin e anglishtes i cili ka lidhje me provimin e zgjedhur.

Seria mbulon fjalorin që do tju nevojitet studentëve për gjashtë nga testet kryesore të anglishtes po ashtu edhe anglishten akademike.

 

Komponentet

  • Workbook
  • Supplementary material

Aftësitë e komunikimit të botës reale.

Communicate është një kurs komunikimi prej dy librash i shkruajtur veçanërisht që të përmirësojë aftësitë e të dëgjuarit dhe të të folurit nëpërmjet aktiviteteve të prezantuara në video, të synuara për studentët e gjuhës angleze në nivelin B1. Të gjitha videot janë ndërtuar që tu sigurojnë studentëve praktikën më të mirë në sfidat që ata do të përballen në komunikimin e jetës së përditshme.

Kursi mbulon fusha si për shembull gjuha angleze në sferën personale, gjuha angleze në punë, anglishtja akademike si edhe anglishtja në një kontekst public ose social.

 

Komponentet:

  • Student’s Book/Course Book
  • Teacher’s Book
  • CD/DVD-ROM
  • DVD Video

Zhvillimi i aftësive kryesore për sukses akademik.

Çdo student ka nevojë për aftësi shumë të mira të lexuari, të shkruajturi, të dëgjuari dhe të foluri me qëllim që të ketë suksesin e nivelit akademik. Skillful fokusohet në çdo nga këto aftësi për të dhënë prezantim, praktikë të menjëhershme dhe shkrirje totale në atë aftësi gjuhësore. Ai u ofron studentëve shancin që të zhvillojë aftësitë gjuhësore duke i prezantuar ata me ide nga bota e ditëve të sotme ndërsa janë duke ndërtuar aftësitë e mendimit kritik të cilat janë vitale për suksesin akademik.

Skillful është një kurs i ri prej pesë nivelesh duke i çuar studentët nga niveli bazë në atë të avancuar. Çdo nivel përfshin një libër kursi të Dëgjuarit & të Folurit dhe të Lexuarit & të Shkruajturit të cilët plotësojnë njëri-tjetrin përmes temave dhe tipareve paralele. Skillful jo vetëm që siguron mjetet për sukses akademik por gjithashtu krijon një mjedis të nxëni interaktiv i cili inkurajon debatin e studentit.

Components

  • Student’s Book/Course Book
  • Teacher’s Book
  • Digibook

Siguron mjetet themelore të kërkuara për të shkruajturit në kontekste akademike.

Seria e shkrimit Macmillan ju jep studentëve hap pas hapi udhëheqje dhe praktikë në shkrimin e anglishtes amerikane në një kontekst akademik. Ai u siguron studentëve të cilët kanë pakë eksperiencë të të shkruajturit akademik mjetet themelore që kërkohen duke përfshirë këtu: stuhi mendimesh, shkrimin i teksteve të shkurtra dhe të gjata si edhe ndarjen e produktit të përfunduar me pjesën tjetër të klasës.

Components

  • Student’s Book/Course Book
  • Teacher’s Book

Speaking of Speech i bën prezantimet të lehta për mësuesit dhe nxënësit.

Studentët ndihmohen që të bëjnë përmirësime të shpejta dhe të dukshme si edhe të fitojnë besimin në vetvete. Ky kurs zbaton një përqasje hap pas hapi karshi kryerjes së fjalimeve si edhe dhënies së prezantimeve.

 

Components

  • Student’s Book/Course Book
  • Teacher’s Book
  • CD/DVD-ROM

Libra praktike gramatike dhe fjalori, idealë për vetë studim.

Kjo seri shumë popullore dhe serioze tashmë është në dispozicion në botime të përditësuara. Një përqasje e detajuar me gramatikën e gjuhës angleze dhe fjalorin, ky është një kombinim prej dy librash, me gramatikën e prezantuar qartësisht në gjysmën e parë, dhe futjen e  fjalorit ofruar në gjysmën e dytë. Ajo është një seri e detajuar dhe gjithëpërfshirëse e cila garanton besimin e studentëve me gjuhën përgjatë niveleve progresivë.

 

Components

  • Student’s Book/Course Book
  • Workbook
  • CD/DVD-ROM

Një seri praktike gramatike ndërkurrikulare prej tre nivelesh.

Prezantojmë Macmillan English Grammar In Context, një seri praktike gramatike prej tre nivelesh të cilat bëjnë një diferencë. Duke inkorporuar shembuj kontekstual në aktivitetet e praktikës së gramatikës, Macmillan English Grammar In Context është një libër gramatikor i cili mund të përdoret në klasë dhe për vetë studim.

 

Components

Student’s Book/Course Book
CD/DVD-ROM
Supplementary material

Një seri moderne praktike gramatike dhe fjalori prej tre nivelesh.

Një seri moderne prej tre nivelesh e cila fokusohet në fjalor dhe gramatikë, ideale për studentët e nivelit, mesatar, mbi-mesatar ose atë të avancuar. Programet mësimore të përditësuara bazohen në nivelet B1, B2, C1 & C2 të Kuadrit të Përbashkët Europian të Referencave dhe ushtrimet janë të ingranuara në drejtim të detyrave për provimin e përshtatshëm në çdo nivel. Këta janë librat idealë të praktikës së gramatikës për studentët të cilët janë duke u pregatitur për provimet e tyre.

 

 

Components:

  • Student’s Book/Course Book