Tekstet e gjuhes Frenge

Alex e Zoe, është një metodë e re dhe tërheqëse , plot humor për të nisur mësim e gjuhës frënge në moshëm 7-vjeçare. Secili nivel është i organizuar në 15 njësi me nga 4 mësime, 60 mësime në total. Çdo mësim zhvillohet në seanca 45-minuteshe.  Të gjitha aktivitet e të folurit  që zhvillohen tek libri i nxënësit rimerren në formë të shkruar tek fletorja punës.

Alex et Zoe, i fton nxënësit të shprehen nëpërmjet situatave komunikuese konkrete, aktiviteteve, lojrave, këngëve dhe historive të vëna në skenë. Në këtë  metodë përfshihen vlerësime, vetëvlerësime dhe përsëritje të shumta. Personazhet e metodës kanë marrë frymëzim nga përrallat e Perrault.

Komponentet:

  • Students book
  • Teacher’s book
  • Work book
  • CD-ROM ( Alex et Zoe 1 )
  • Culture book
  • Audio CD ( Individual) 
  • Class Audio CDs
  • Interactive Whiteboard 

Amis et compagnie është një metodë e re për para-adoleshtë dhe adoleshtë duke filluar nga mosha 11-vjeçare. Metodologjia e përdorur në këtë metodë trajton të folurin dhe të shkruarin si një mjet komunikimi. Gjatë niveleve janë të integruara  edhe vepra klasike të letërsisë frankofone të ilustruara.

Komponentet:

  • Students book
  • Work book
  • Teacher’s book
  • Class Audio Cd
  • Individual Audio Cd
  • Interactive Whiteboard

Echo Junior është metodë për adoleshentë nga mosha 16 deri në 18 vjeç e trajtuar dhe e organizuar sipas Kuadrit të Përbashket Europian të Referencave për Gjuhët . ( CEFR)

Echo Junior përmban aktivitete gjithpërfshirëse dhe të përshtatshme për këtë grupmoshë. 

Komponentet:

  • Students book + DVD ROM
  • Workbook
  • Teacher’s book
  • Interactive Whiteboard
  • Test Booklet
  • Class Audio CDs ( A1,A2)

 

Echo është metodë e trajtuar dhe e organizuar sipas Kuadrit të Përbashkët të Referencave Europiane për Gjuhët. ( CEFR)

Echo është medotë e gjuhës  frënge si gjuhë e huaj për adoleshentë dhe  të rritur në nivelin fillestar. Ajo i mëshon më së shumti  aktiviteteve që përfshijnë bashkëbisedimin midis të rriturve se sa ushtrimeve shkollore. Kjo metodë zbut vështirësinë që has studenti me nevojën për të avancuar më shpejt drejt komunikimit dhe përshtatjes me mjetet e pasura gjuhësore. 

Koleksioni Delf Dalf nga A.1.1 deri ne C2  është i organizuar sipas rekomandimeve të Kuadrit të Përbashkët Europian të Referencave për Gjuhët duke ofruar  një trajtim specific që zhvillojnë të katërta aftësitë gjuhësore, të folurin të shkruarin , të lexuarin dhe të dëgjuarin.

Çdo libër ofron përdorim vetjak ose në klasë  të 150 deri në 250 aktiviteteve ( të drejtuara dhe të zgjidhura)  të cilat japin shembuj konkretë që u përgjigjen pritshmërive të kandidatëve dhe të testuesve.

Komponentet:

  • Activity book
  • Audio CD
  • Key 

Është një libër i domosdoshëm për pregatitjen e TCF me 250 aktivitete.

Ky libër i adresohet frëngjisht folësve që dëshirojnë të mbrojnë TCF ( Test i Njohurive të gjuhës Frënge) i cili është i propozuar në më shumë se 50 vende të botës.

Komponentet:

  • Activity Book
  • Audio CD
  • CD-ROM
  • KEY

 

Gramatikat progressive ofrojnë 60 mësime të cilat  trajtojnë një vëzhgim, dëgjim dhe memorizim të strukturave gramatikore në kontekstet komunikuese dhe një zhvillim interaktiv të aspektit gramatikor. 

Kjo seri është e organizuar në kapituj, tematikat e të cilave korrespondojnë me fusha të ndryshme të realitetit të përditshëm. 

Ky libër fonetike u adresohet adoleshentëve dhe të rriturve që në fillim të mësimnxënies, cilado qoftë origjina e tyre gjuhësore.

 

Orthographe progressive du français, i adresohet studentëve dhe të rriturve të nivelit fillestar dhe mesatar.  Libri ndërton një mjet të domosdoshëm për mësimin e frëngjishtes së shkruar. 

Këto nivele ofrojnë një prezantim të detajuar dhe sqarues të shoqërisë franceze, informacione të pasura dhe të detajuara të klasifikuara me tema. Përmban elemete të shumta civilizimi, si tekste dokumente origjinale , foto dhe ilustrime. 

Komunikimi progresiv mund të përdoret në klasë edhe në mënyrë individuale. Kjo seri zbulon në mënyrë të natyrshme dhe zbavitëse aspekte të ndryshme të komunikimit në frëngjisht. 

Ky libër u adresohet nxënësve dhe studentëve që mësojnë gjuhën frënge si gjuhë të huaj dhe gjuhë të dytë të cilët kanë disa njohuri bazë të kësaj gjuhe.

Ky libër origjinal është i pari që i jep zgjidhje vështirësisë që ka nxënësi në strukturën komplekse të foljeve. Ai u adresohet veçanërisht nxënësve që mësojnë gjuhën frënge si gjuhë të huaj. 

Më në fund një zgjidhje për të gjitha problemet gramatikore që nxënësit mund të hasin kur mësojnë gjuhën frënge si gjuhë të huaj në të gjithë botën.

Më në fund një guidë dhe fjalor i foljeve të gjuhës frënge adresuar të gjithë studentëvë të kësaj gjuhe në të gjithë botën.

 

Një fjalor bashkëkohor  për studentët e gjuhës frënge si gjuhë e huaj ose si gjuhë e dytë. 

Një fjalor me 22 000 fjalë .

  • 60 000 fjalë
  • 300 000 kuptime
  • 40 000 shprehje dhe proverbra
  • 35 000 citime letrare, etimologjike, sinonime dhe antonime 

Fjalor me sinonime dhe antonime të gjuhës frënge. 

E rritur ne një manastir, Ema frymëzohet të jetojë në një botë ëndërrash për të cilën flasin romanet rozë që ajo ka lexuar. Një ballo në kështjellën Vaubyessard  e bind atë që një botë e tillë egziston, por ndryshimi që zbulon ajo me jetën e saj i shkakton asaj një sëmundje nervore. 

Zhana, vajza e baronit dhe baroneshës të Perthuis des Vauds, ka gjithçka për të qenë e lumtur kur ajo del nga manastiri : e re, e bukur, e pasur , ajo bën një jetë zbavitëse në kështjellën e Peuples. 

Z. Phileas Fogg, është një zotëri që bën një jetë të qetë në Londër, i cili kthehet  në shtëpinë e tij dhe në Reform-Club ku shkonte cdo ditë. Një pasdite ai me shokët e tij të lojës në klub vë një bast të cuditshëm… atë të realizimit të një xhiroje rreth botës në 80 ditë.

A do ta realizojë ai atë ?