Tekstet e gjuhes Italiane

Gjuha italiane për fëmijë. A1 – A2

Al Circo! Është një libër për mësimdhënien e gjhës italiane për fëmijë të moshave nga 6 deri në 10 vjeç.

Nëpërmjet një historie argëtuese e cila ndodh në një cirk , fëmijët do të mësojnë të thonë emrin e tyre , të shkëmbejnë përshëndetje , të mësojnë fjalorin që lidhet me kafshët, numrat , ngjyrat , ushqimin , rrobat , trupin dhe natyrën.

Synimi i Al Circo! Është që fëmijët të mësojnë fjalët e tyre të para në gjuhën italiane me lehtësi , duke përdorur lojra që takojnë nevojat dhe të shprehurin e tyre krijues , dramën , vjershën, këngën dhe ushtrime shumë të thjeshta leximi dhe shkrimi. Aktivitetet takojnë ritmin personal të fëmijëve, duke stimular bashkëpunimin dhe interesin e tyre në një kulturë ndryshe. Këngët, të cilat stimulojnë karakterin lozonjar të fëmijëve dhe frymën e të punuarit në grup, i ndihmojnë ata që të arrijnë shqiptimin dhe intonacionin e saktë.

Komponentet:

  • Students book
  • Teacher’s book
  • CD- Audio

Kurse të gjuhës Italiane për fëmijë nga niveli A1 deri në A2.

Forte! Është një kurs origjinal dhe krijues në tre nivele, për fëmijë nga mosha 7 deri në 11 vjeç të cilët i afrohen gjuhës italiane në Itali dhe jashtë shtetit.

Propozimet arsimore, të ndërthurura me stilet e ndryshme të të mësuarit dhe etapat e natyrshme të të nxënit të një gjuhe , bazohen kryesisht në metodat humane , metodat efektive dhe lojrat. Kursi ka si temë aventurat fantastike dhe komike të pesë fëmijëve të kombësive të ndryshme dhe shokëve të tyre.

Lojrat dhe dialogjet kanë një model korrekt të cilat i qëndrojnë  shumë pranë gjuhës aktuale.

Pasuria e materjaleve e bëjnë Forte! Një mjet fleksibël, i përshtatshëm për stilet e ndryshme të të mësuarit si edhe konteksteve të ndryshme të mësimdhënies.

Komonentet:

  • Students book
  • Work book
  • CD-ROM
  • Audio CD

Kursi multimedial për adoleshentë dhe para-adoleshentë nga mosha 11 deri në 17 vjeç.  A1- B1

Progetto Italiano Junior trajton tema që janë familjare për studentët e kësaj moshe. Realiteti gjuhësor dhe socio kulturor Italian prezantohet gjithashtu nëpërmjet historive interesante në formën e tregimeve komike .

Protoganistët e historisë janë pesë adoleshtë italianë të cilat ndajnë të njëjtat interesa , përballen me të njëjtat problem si edhe përjetojnë të njëjtat eksperienca si lexuesit e tyre. Të gjitha të prezantuara me realizëm dhe humor e bëjnë Progetto Italiano Junior jo vetëm një libër të përshtatshëm për studentët adoleshentë por një libër i hartuar specifikisht për ta. Libri përmban një kod personal i cili i jep akses versionit dixhital të ushtrimeve ( 101 në total ) si edhe mjete studjuese innovative , në platformën i-d-e-e .

Komponentet:

  • Students book
  • Work book
  • Video Activities
  • Audio CD
  • DVD Video
  • Interactive Whiteboard software
  • Teachers book 

Secili volum përfshin librin e studentit me 12 njësi mësimdhënjeje dhe librin e ushtrimeve , me 12 njësi si edhe përgjigjet e ushtrimeve. Në fund të çdo njësie mësimore gjendet ose një test vlerësimi rreth aftësive gjuhësore dhe komunikuese ose një tabelë vetvlerësimi me zgjidhje përkatëse.

Komponentet:

  • Students book
  • Work book
  • Teachers book
  • Audio CD
  • i-d-e-e  platform 

Allegro është një kurs inovativ i gjuhës italiane prej tre nivelesh. Ai është i dizenjuar për adoleshentët dhe të rriturit të cilët dëshirojnë të mësojnë gjuhën dhe të dinë jetën dhe kulturën bashkëkohore italiane në një mënyrë stimuluese. Ajo synon zhvillimin e aftësive komunikuese të studentëve ndërkohë që nuk neglizhon përsëritjen, përvetësimin si edhe përforcimin e strukturave të mësuara.

Komponentet:

  • Students book and exercises
  • Audio CD
  • Teachers book 

Nuovo progetto Italiano , ështe nje kurs multimedial i gjuhës italiane për adoleshentët dhe të rriturit, që përfshin 90 deri në 100 orë mësimore. Ky model është i rinovuar duke u bërë më shumë komunikues dhe induktiv.

Komponentet:

  • Students book
  • Workbook
  • i-d-e-e  platform
  • DVD Video
  • 2 Audio CD
  • Interactive whiteboard software
  • Interactive CD-ROM
  • Teachers book
  • Progress testsExtra activities and games (attached).
  • Online glossaries (attached). 
  • 10 Short stories

Nuovo progetto italiano është për studentët e rritur  dhe adoleshentë (16+) dhe mundëson 45 deri në 50 orë mësimore.

Komponentet:

  • Students book
  • Workbook
  • Teachers book
  • i-d-e-e  platform
  • DVD Video
  • Audio CD
  • Interactive whiteboard software
  • Interactive CD-ROM
  • 10 Short stories
  • Progress tests, Extra activities and games

Arrivederci! Është një kurs gjuhësor modern dhe komunikues për të rriturit dhe adoleshentët ( mosha 16 dhe më të rritur) me ose pa njohuri të mëparshme të gjuhës italiane. Me një zhvillim gradual, Arrivederci! është gjithashtu i përshtatshëm për studentët të cilët nuk kanë studiuar më parë një gjuhë të huaj. Ai konsiston në tre volume duke mbuluar nivelet A1, A2,dhe B1 të Kuadrit të Përbashkët Europian të Referencave për Gjuhët.

Komponentet:

  • Students book
  • Workbook       
  • Teachers book
  • i-d-e-e  platform
  • Interactive whiteboard Software

Ushtrime dhe përgjigjet e ushtrimeve për studentët e huaj. ( A1-A2 )

Una grammatica italiana per tutti 1 është i pari nga dy libra gramatikorë i dizenjuar posaçërisht për studentët e huaj të gjuhës italiane. Botimi i parë mbulon nivelin elementar (A1dhe A2 të Kuadrit të Përbashkët Europian të Referencave për Gjuhët ). 

Una Grammatica italiana per tutti 2 është për studentë adoleshentë dhe të rritur dhe mund të plotësojë pothuajse çdo tekst , për aq kohë sa ai është dizenjuar të ndjekë një vazhdimësi, si për gramatikën ashtu edhe për fjalorin, që pasqyron tekstet e përdorura në kurse gjuhe për këtë nivel.

Teori, teste dhe materjale origjinale për të huajt. A1-B2

Via della Grammatica është një gramatikë moderne e gjuhës italiane e plotsuar, e ndarë në 40 njësi , secila prej tyre duke trajtuar një ose më shumë dukuri gramatikore të ndjekura nga aktivitete stimuluese dhe motivuese po ashtu edhe teste përsëritëse çdo pesë njësi mësimore. Strukturat morfosintaksore prezantohen nëpërmjet tabelave të qarta dhe të shkurtra të cilat u referohen përdorimit të zakonshëm dhe praktik të rregullave gramatikore.

Fjalori prezantohet gradualisht dhe reflekton përdorimin aktual të gjuhës italiane ; grupet e reja semantike prezantohen të bashkuara me imazhin e tyre pamor.

Tekstet origjinale rreth aspekteve të ndryshme kulturore dhe artistike të prezantuara në këtë libër, i japin studentëve mundësinë që të pasurojnë si edhe të thellojnë njohuritë e tyre rreth shoqërisë historisë dhe kulturës italiane.

Përgjigjet në fund të librit e bëjnë atë gjithashtu të  përshtatshëm për proçesin e të nxënit autodidakt. Libri përmban një kod personal i cili  krijon lidhje në versionin dixhital të ushtrimeve ( 348  në total ) si edhe mjete studimi krijuese në platformën i-d-e-e . 

Ai konsiston në 40 tekste nga të cilat 10 të fundit  janë origjinal. Secili nga tekstet shoqërohet me dy aktivitete, një para-pregatitor dhe një që pasqyron tipin e lartpërmendur të testimeve. Tekstet mbulojnë një gamë të gjërë temash dhe situata të përshtatshme për këtë nivel si edhe akte të dobishme komunikimi.

Primo Ascolto synohet për fillestarët dhe mund të përdoret deri në nivelin para mesatar.

Komponentet:

  • Students book
  • Teachers book
  • Audio CD
  • i-d-e-e platform

Materjal për zhvillimin e aftësisë të të dëgjuarit. ( B1-B2 )

Ascolto Medio synon të zhvillojë aftësitë e të dëgjuarit si edhe të përgatisë studentët për testet e të kuptuarit  të provimeve të ndryshme të çertifikimive gjuhësore si : Celi 2 dhe 3 , CILS Uno B1 dhe Due-B2, Plida B1 dhe B2 dhe të tjerë. Secili nga 24 testet është i shoqëruar me ushtrime me zgjedhje të shumëfishta, me plotësime , dhe e vërtetë e gabuar.

Dialogjet janë zgjedhur me kujdes nga programet televizive dhe radiofonike të transmetuara në Itali , ndërkohë që disa nga dialogjet prezantuese janë regjistruar në studio. Ato mbulojnë një gamë të gjerë temash : biseda telefonike, receta, histori, fjalime, lajme, intervista, programe kulturore etj. Studenti ka mundësinë të qëndrojë në lidhje jo vetëm me gjuhën e përditshme por gjithashtu edhe me atë të jetës së përditshme italiane. Mbi të gjitha zërat e ndryshme të teksteve audio ndihmojnë të përmirsojnë theksimin e të folurit, shqiptimin si edhe intonacionin.

Komponentet:

  • Students book
  • Teachers book
  • Audio CD
  • i-d-e-e platform

Materjal për zhvillimin e aftësisë të të dëgjuarit. C1- C2

Ascolto Medio Medio synon të zhvillojë aftësitë e të dëgjuarit si edhe të përgatisë studentët për testet e të kuptuarit  të provimeve të ndryshme të çertifikimive gjuhësore si: Celi 4 dhe 5 , CILS Tre-C1 dhe Quattro-C2, Plida ( C1 dhe C2 ) dhe të tjerë. Secili nga 30 testet është i shoqëruar me ushtrime me zgjedhje të shumëfishta, me plotësime , dhe e vërtetë e gabuar.

Të gjitha regjistrimet janë zgjedhur me kujdes nga programet televizive dhe radiofonike të transmetuara në Itali. Ato mbulojnë një gamë të gjërë temash : biseda telefonike, receta, histori, fjalime, lajme, intervista, programe kulturore etj. Studenti ka mundësinë të qëndrojë në lidhje jo vetëm me gjuhën e përditshme por gjithashtu edhe me atë të jetës së përditshme italiane. Mbi të gjitha zërat e ndryshme të teksteve me zë ndihmojnë të përmirsojnë theksimin e të folurit, shqiptimin si edhe intonacionin.

Komponentet:

  • Students book
  • Teachers book
  • Audio CD
  • i-d-e-e platfor

Teks për zhvillimin e aftësivë të dëgjimit dhe përgatitjen e provimeve me gojë. ( A1-B1 )

La Prova Orale 1 është vëllimi i parë i një teksti me dialogje moderne që synon të sigurojë ato  mundësi dhe këshilla të nevojshme për ta bërë të folurin më spontan dhe të saktë. Në të njëjtën kohë i përgatit studentët që të bëjnë në mënyrë të suksesshme provimet e të folorit si CELI 1 dhe 2 , CILS ( A1, A2, UNO-B1) dhe PLIDA ( A1, A2 dhe B1 ) çertifikimeve dhe diplomave të tjera.

Libri është ndërtuar në 35 njësi që mbulojnë një gamë të gjërë temash. Cdo njësi tematike përfshin : stimulim pamor, një numër pyetjesh, fjalor i përdorshëm, aktivitete për të folurin dhe lojë me role.

Diskutimet rinovohen në mënyrë të vazhdueshme , duke marrë shembuj nga materjalet e prezantuara, gjithmonë duke u përpjekur të mbajë gjallë interesin e studentëve si edhe ritmin e mësimit.

La Prova Orale 1 mund të përshtatet nga fillestarët dhe mund të përdoret deri në nivelin para mesatar. Ky libër është dizenjuar gjithashtu për tu përshtatur me kurrikula të ndryshme mësimore.   

Teks për zhvillimin e aftësivë të dëgjimit dhe përgatitjen e provimeve me gojë. ( B2-C2 )

La Prova Orale 2 është vëllimi i parë i një teksti me dialogje moderne që synon të sigurojë ato  mundësi dhe këshilla të nevojshme për ta bërë të folurin më spontan dhe të saktë. Në të njëjtën kohë i përgatit studentët që të bëjnë në mënyrë të suksesshme provimet e të folorit si CELI 3,4 dhe 5, CILS ( 2,3 dhe 4 ) dhe PLIDA ( B1 , C1 dhe C2 ) çertifikimeve dhe diplomave të tjera.

Biseda vazhdimisht merr frymëzim nga materjale origjinale ( figura për tu përshkruar ose krahasuar, grafiqe për tu përshkruar, artikuj nga gazetat, tekste letrare dhe ese për tu përmbledhur, thënie për tu komentuar, detyra të të folurit për tu performuar ) përkrah shumë pyetjeve që motivojnë dhe stimulojnë studentët që të jetë pjesmarrës. Një fjalor i ndihmon studentët që të përgatiten për diskutime. 

Materjal për përgatitjen e provimit me shkrim. ( B2 )

Diploma di linga italiana është një libër që :

  • vë studentët në kontakt me gjuhën e përditshme përmes materjaleve origjinale.
  • mund të përdoret si materjal suplementar dhe për praktikë në kurset me nivel mesatar.
  • ndihmon studentët të përgatiten për provimet me shkrim të çertifikimeve te ndryshme në këtë nivel .

Libër për përgatitjen e provimit me shkrim . B1

Preparazione al Celi 2 synon të ndihmojë studentët që dëshirojnë ti nështrohen provimit të CELI 2 , niveli B1. Ai mund të përdoret ose në një klasë gjuhe ose për vetë studim.

Libri ofron nje variacion të gjerë tekstesh origjinalë ( tekste artistike, reklama, fletpalosje, tekste të marra nga revista, gazeta kombëtare dhe lokale ) si edhe tekstet treguese, përshkruese, argumentuese dhe informuese. 

Libër për përgatitjen e provimit me shkrim . B1

Preparazione al Celi 3 synon të ndihmojë studentët që dëshirojnë ti nështrohen provimit të CELI 3, niveli B2. Ai mund të përdoret ose në një klasë gjuhe ose për vetë studim.

Libri ofron nje variacion të gjerë tekstesh origjinalë ( tekste artistike, reklama, fletpalosje, tekste të marra nga revista, gazeta kombëtare dhe lokale ) si edhe tekstet treguese, përshkruese, argumentuese dhe informuese.